Futboll

3 raunde – 1 ditë – 1 orar

Kështu do të mbyllet sezoni i rregullt në Kategorinë Superiore 2024-2025, i dyti rradhazi që skuadrën kampione e përcakton sipas formulës së “Finale4”. Nga e shtuna në orën 15:30, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar. Kjo për të evituar çdo ndikim të mundshëm të rezultatit dhe skuadrave në ecurinë e ndeshjeve të rivalëve direktë që luajnë për një vend në “BIG4” apo dhe mbijetesë.

Thënë kjo, pretendentët për titull do të ndeshen për të fundit herë në sezonin e rregullt. Egnatia që e ka siguruar “Final4” vjen në “Arenën e Demave” ku Partizani nuk mund të lejojë një hap fals nëse dëshiron të luajë ende për titull. Në transfertë edhe skuadra e dytë që ka siguruar një vend mes 4 të parave. Dinamo zbret në “Loro Boriçi” për të ruajtur minimalisht avantazhin e fushës në “Final4”.

Pas rekuperimit të 10 pikëve dhe qënies më pranë se kurrë “BIG4”, AF Elbasani pret Bylis që luan për qëndrimin mes më të mirëve. 90’ brenda objektivave që vlejnë shumë për vendas dhe miq. Në Durrës (Teuta-Laçi) dhe Korçë (Skënderbeu-Tirana) luhet për qëndrim mes më të mirëve. Skuadrat janë brenda 3 pikëve dhe çdo rezultat do të ndikojë në klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë