Bota

3 persona humbën jetën nga fishekzjarret në Europë, dhjetëra mbetën të gjymtuar

Gjatë natës së ndërrimit të viteve në Europë humbën jetën 3 qytetarë nga fishekzjarret, ku më i riu ishte 12-vjeç.

Sipas mediave të huaja shumë persona janë plagosur dhe kanë humbur njërën nga gjymtyrët. Vetëm në Holandë janë plagosur 80 persona nga mjetet piroteknike mbrëmjen e fundvitit.

Viktimat ishin një 37-vjeçar nga Gjermania, 12-vjeçari nga Holanda dhe një 23-vjeçar në Austri.

Në vendin tonë nuk u regjistrua asnjë plagosje apo viktimë nga fishekzjarret dhe kapsollet në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ndryshe nga se ka ndodhur në vitet e shkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë