Politike

3 orë përplasje para kryeministrisë, shoqërohen në polici aktivistë të ‘Shqipëria Bëhet’

Nga Gazeta Si- Pas 3 orësh tensione e përplasje, ka përfunduar protesta e organizuar nga ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë.

Protesta ka nisur me përplasje me policinë që në fillim pasi policia u përplas fizikisht me protestuesit pasi tentoi t’u heqë gjeneratorin, foninë dhe podiumin.

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivistë pas protestës, si edhe janë sekuestruar dy makina me pajisjet teknike, gjenerator dhe foni.

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij protestuan për të 12-ën ditë radhazi para kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se çdo nismë kundër tij është konflikt i drejtpërdrejtë me familjen Lapaj.

Lapaj ftoj qytetarët të bashkohen në mënyrë që Rama të dorëhiqet.

“Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale”, tha Lapaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë