Futboll

29 vetë me Covid te Panathinajkosi i Çokajt, shtyhet sfida me Olimpiakosin

Gazeta Si – Është shtyrë sfida e madhe në Greqi mes Panathinajkosit të Enis Çokajt dhe Olimpiakosit të Pireut. Te Panathijankosi kanë rezultuar fillimisht 24 persona të infektuar nga Covid-i dhe më pas edhe 5 të tjerë.

AEK-u dhe Panathinajkosi kryesojnë me pikë të barabarta kampionatin grek, nga 77 secili, dhe janë në garë të fortë për titullin kampion.

Enis Çokaj me fanellen e Kombetares. Gazeta Si, 7 maj 2023

Njoftimin për shtyrjen e ndeshjes, e vlefshme për javën e 9-të të play-off-it, e dha Liga, që pranoi kërkesën e klubit të Çokajt, mesfushorit të Kombëtares. Panathinajkosi lufton për titullin kampion në Greqi pas 13 vitesh dhe është shumë pranë.

Është momenti më i nxehtë për garën e titullit dhe shtyrja e ndeshjes në fjalë e bën ëdhe më intriguese atë. Klubi i Panathinajkosit bëri me dije se të shtunën, pas një testi të ri molekular, u zbuluan edhe 5 raste të reja Covid-i, pas 24 të mëparshmëve.

Prej tyre janë 3 futbollistë dhe në total numri shkon në 17, kurse 12 të tjerët janë pjesëtarë të stafit teknik dhe mjekësor. Emrat nuk përmenden dhe nuk është e qartë, nëse mes lojtarëve të infektuar është edhe shkodrani kuqezi, Enis Çokaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë