Nga Gazeta ‘SI’ – Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit.
Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri. Homazhe pritet të organizohen edhe në rrethe.
Shqipëria u çlirua nga forcat naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi.
Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



