Politike

Krerët e shtetit mbajnë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit në ditën e Çlirimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Krerët më të lartë të shtetit bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit sot, 29 nëntor, duke përkujtuar 81 vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Niko Peleshi vendosën kurora me lule në Memorialin “Nëna Shqipëri” për të nderuar sakrificën dhe heroizimin e atyre që luftuan për liri

Sot pritet të ketë homazhe edhe në rrethe.

Shqipëria u çlirua nga forcat naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe 5-vjeçare pushtimi.

Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë