Sociale

270 mijë fëmijë në Shqipëri do të kontrollohen për shikimin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi këtë mërkurë se, qeveria ka firmosur programin për të kontrolluar shikimin e fëmijëve. Programi ofron kontroll për 270 mijë fëmijë në të gjithë vendin.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja shpjegoi se programi për shikimin do të aplikohet në shkolla, çerdhe dhe kopshte.

“Ky program konsolidohet për herë të parë dhe do të sigurojë kujdesin për shikimin e fëmijëve nga të porsalindurit deri te fëmijët në moshën 14-vjeçare”, tha Manastirliu.
Sipas ministres ky program do fillojë aplikimin pas trajnimit të mjekëve në shkolla, mjekëve të familjes dhe gjithashtu forcimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se programi do të përfshijë tre etapat, ku do të nisë me të porsalindurit fillimisht. Më pas do të aplikohet në 6 mujorin e dytë dhe më pas do të shtrihet në shkolla.

Ministrja shtoi se qeveria në përputhje me rezultatet e Këshillimit Kombëtar, po harton një paketë ndihme ekonomike dhe fiskale për të gjitha nënat të cilat kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç.
“Ne jemi duke punuar për të krijuar një paketë ndihme të gjitha ato nëna që kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18-vjeç.
Ajo theksoi se do të ketë një paketë suporti për ato nëna, të cilat nuk mund të shkojnë në punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë