Sociale

Aeroporti i Rinasit njofton se kush mund të udhëtojë në Itali

Italia sqaron se jo te gjithë shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të saj.

Ambasada Italiane në Tiranë njoftoi se udhëtimet Shqipëri - Itali dhe anasjelltas lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm.

"Lejohet gjithmonë kthimi, në Itali nga Shqipëria, i shtetasve italianë/BE/Shengen dhe i familjarëve të tyre, si edhe i shtetasve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi e familjarëve të tyre. Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit)", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Janë parashikuar gjithashtu disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të Covid-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në disa shtete të renditura në njoftim.

https://www.facebook.com/tiranainternationalairport/posts/547203372658427

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë