Kosova

Kurti: BE, synimi ynë politik. NATO, destinacioni ushtarak. Serbia e rreshtuar prapa Rusisë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shënimi i ditës së Çlirimit ka sjellë të tashmen dhe ka përcaktuar të ardhmen e vendit.

Në seancën solemne, kreu i ekzekutivit theksoi se 25 vjet pas çlirimit, Kosova do marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme. Ai tha se Kosova po qëndron së bashku me aleatët, njësoj si më 12 qershor 25 vjite më parë dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë.

Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak. Pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme.

Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë