Ngjarje

25-vjeçarja sjell në jetë 9 binjakë, 2 i kishin “shpëtuar” edhe ekografisë

Një lindje rekord në Marok, ku një grua ka sjellë në jetë 9 binjakë, 4 meshkuj dhe 5 femra. Halima Cisse, një 25-vjeçare nga Mali është bërë nënë për herë të parë dhe ka marrë vëmendjen e medias me 9 binjakët që ka lindur dhe që të gjithë janë mirë, sipas autoriteteve shëndetësore në Marok.

Gruaja ishte e bindur se do të lindte 7 fëmijë, por lindja çesariane solli në jetë edhe dy fëmijë të tjerë, që u kishin shpëtuar ekografive që ajo kishte bërë si në Mali, ashtu edhe në Marok. Nëna e re po ndiqej në një klinikë marokene që më 30 mars dhe epilogu ishte një surprizë e bukur për të.

Halima Cisse, nëna e 9 binjakëve. Gazeta Si, 5 maj 2021

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Shëndetit dhe Higjenës në Mali, Fanta Siby, e cila ka falënderuar presidentin e tranzicionit për mbështetjen financiare që i kanë dhënë Halima Cisse. Ajo ka falënderuar gjithashtu edhe ekipet mjekësore në Mali dhe Marok për profesionalizmin e treguar për këtë lindje të veçantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë