Sociale

25 raste të reja, 17 vetëm nga Kruja. Sot Tirana pa të infektuar

25 raste të reja janë shtuar në listën e të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, ku 17 prej tyre janë nga Kruja. Albana Fico, drejtoresha e ISHP, bën me dije se që nga fillimi i epidemisë  Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Fico deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit 18 pacientë të tjerë, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve nga sëmundja COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin dhe Krujë,”shton Fico.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike vijon:

-Tiranë 253 raste

 – Durrës 42 raste

– Lushnjë 6 raste

 – Elbasan 16 raste

 – Fier 36 raste

 – Kavajë 9 raste

 – Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

 – Shkodër 99 raste

 – Lezhë 14 raste

 – Berat 2 raste

– Has 13 raste

 – Krujë 40 raste

-Tropojë 4 raste

 – Pukë 5 raste

 – Mirditë 3 raste

 – Kukës 11 raste

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 27 raste

Fico deklaron se pavarësisht luhatjeve ditore gjendja mbetet e stabilizuar ndaj mbartësve të virusit dhe të të sëmurëve. Ndër të tjera drejtoresha e ISHP bëri me dije se qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit fizik, sepse është e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.  Ndër të tjera bëri edhe në herë me dije se nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes  duhet të telefonojnë numrin e urgjencës 127 ndërsa për informacion të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë