Gjatë gjithë vitit 2021, drejtoria e tatimeve rimbursoi 24.5 mld lekë TVSH për bizneset, 46% më shumë se viti 2020.
Kjo vlerë u përket 286 kërkesave të miratuara dhe më pas të rimbursuara. Vetëm tremujorin e fundit u rimbursuan 3.3 mld lekë. 0.86 mld lekë e shumës së rimbursuar i përkasin tatimpagueseve të mëdhenj, që janë TAP Albania dhe Bankers Petroleum SHPK.
Që në mesin e vitit 2021, Ministria e Financave pati njoftuar për reduktim të stokut të rimbursimeve dhe në fund të vitit 2021, ishte vetëm 477 mln lekë. Nga dhjetori 2020, ky stok ka rënë me 95%.
Gjatë tremujorit të katërt të 2021, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 388 kërkesa për rimbursim (nga 393 që ishin ne tremujorin e katërt 2020) me vlerë rreth 5.366 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 289 kërkesa me vlerë rreth 4.057 miliard lekë. 99 kërkesa me vlerë rreth 1.309 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Skema e rimbursimit të TVSH-së, më herët ka pasur dhe probleme me mashtrimet për të përfituar rimbursim të pamerituar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.