Futboll

25 mijë tifozë në stadium, derbi i Beogradit sjell pasojat e para

Derbi i 200-të i Beogradit, Partizan-Crvena Zvezda u luajt me dyer të hapura, ndërsa në stadium ishin të pranishëm 25 mijë tifozë. Fillimisht u përfol se tifozët duhet të ruanin distancimin fizik në shkallët e stadiumit, por në një sfidë si Partizan-Crvena Zvezda ky term nuk njihet.

Megjithatë, tashmë duket se po nisin të shfaqen edhe pasojat e para. Madje ai që e ka pësuar është klubi kampion i Crvena Zvezdës. Në Beograd është përhapur paniku se 5 lojtarë të këtij klubi rezultuan së fundmi pozitiv me koronavirus. Ditën e shtunë, skuadra festoi titullin kampion me 10 mijë tifozët e saj pas fitores kundër Proletarit. Tashmë frika më e madhe është se mund të jenë të infektuar shumë e më shumë persona të tjerë.

Njësia e Krizave Shëndetësore në Beograd vendosi më 27 maj që aktivitet sportive do të lejohen nga 1 qershori me praninë e publikut, me kusht që spektatorët të ruajnë distancën të paktën një metër nga njëri-tjetri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë