Nga Gazeta Si – Temperaturat ekstremisht të larta të ditëve të fundit si dhe virozat e stinës kanë ndikuar në rritjen e sëmundshmërisë tek të vegjlit. Në urgjencën pediatrike të QSUT-së ato që mbizotërojnë më shumë janë shqetësimet gastrointenstinale ose sëmundje që shkakton bark dhe të vjella.
Shefi i urgjencës pediatrike Albert Lama thotë për median se çdo ditë paraqiten mbi 240 fëmijë, kryesisht gjatë orëve të natës më shumë, ndërsa në fundjava kjo shifër kapërcehet.
“Kjo vjen si rezultat edhe i virozave të stinës por edhe të të nxehtit apo dhe mënyrës se si ushqehen”, thotë pediatri i cili shton se shumica janë raste të lehta dhe rreth 30% e tyre janë raste që kërkojnë trajtim më të specializuar.
Delikate gjatë këtyre ditëve është qasja ndaj plazheve dhe pishinave si dhe higjiena ushqimore që shpesh krijojnë kushte për këto shqetësime.
Mjekët apelojnë për plazh të kujdesshëm më fëmijët nën 1 vjeç dhe shmangie të daljes jashtë nga ora 11 deri në orën 17 pasdite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.