Ka ndodhur

24-vjeçaren palestineze mund ta ketë vrarë babai i saj? Hetimet në dy pista, autori kërkohet në Liban e Palestinë

Nga Gazeta Si- Autoritetet shqiptare ende nuk e dinë nëse 24-vjeçarja palestineze që u gjend e vrarë para disa ditësh është vrarë nga bashkëshorti apo nga babai i saj. Edhe pse në fillim u tha se autori 49-vjeçar ishte bashkëshorti i saj, hetuesit kanë shtuar edhe pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kjo pistë hetimi është shtuar nga hetuesit për faktin se nuk kanë konfirmuar ende dyshimet nëse i kërkuari ndërkombëtarisht si autor krimi, Fati Alwan është babai apo bashkëshorti i vajzës.

Ngjarja vijon të mbetet e mistershme për autoritetet shqiptare, dhe për këtë arsye u kanë dërguar edhe një tjetër kërkesë Gjermanisë që të intensifikojnë përgjigjen e tyre për të dhënat e kërkuara nga policia jonë.

49-vjeçari është duke u kërkuar në Liban e Palestinë vende ku mendohet të jetë duke u fshehur pasi vrau me thikë Rayyan Alwan.

E reja u gjet e pajetë në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë më datë 27 shkurt. Por krimi makabër dyshohet të ketë ndodhur nga data 19 që kanë hyrë në Shqipëri deri më datë 22 kur 49- vjeçari është larguar i vetëm nga aeroporti Rinasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë