Politike

23 vende vakante që nuk janë plotësuar nga Kuvendi, ISP: Roli i tij është dobësuar

Ligjet organike dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë afatet e shpalljes së vendeve vakante në institucionet që zgjidhen nga parlamenti. Standardi është i njëjtë; procedurat nisin disa muaj përpara përfundimit të mandatit në mënyrë që të shmangen vonesat dhe vakancat e mundshme.

Kuvendi mbylli sesionin e dytë parlamentar (shtator-dhjetor 2023), por Instituti i Studimeve Politike vëren në një analizë të saj se janë 23 vende vakante që nuk janë plotësuar ende nga Kuvendi

“Disa nga vendet vakante janë të tilla prej më shumë se një viti kalendarik: rasti më i njohur, Avokati i Popullit.

Në disa raste procedura e zëvendësimit nuk ka nisur ende zyrtarisht.

Ndikimi i vakancave dhe vonesave të krijuara në zgjedhjen e zyrtarëve është jo vetëm dobësimi i funksionit zgjedhës të Kuvendit, por edhe i rolit dhe funksionit të vetë institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.

Kuvendi mund të iniciojë një proces vlerësimi të praktikave të tilla për të nxitur reformimin e procedurave në ushtrimin e funksionit zgjedhor, por edhe të ofrojë më shumë transparencë dhe llogaridhënie për përgjegjësitë dhe rrugëzgjidhjet e mundshme”, thuhet në njoftimin e ISP.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë