Nga Gazeta Si- Sot mbushet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10 vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Ambasada, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se deri më tani 22,000 shqiptarë kanë marrë viza, dy herë më shumë se çdo vit tjetër.
Ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi të enjten vizën njërës prej aplikantëve dhe tha se nëse respektohen rregullat e vizave, “më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”.
Kushtet dhe rregullat e tjera mbeten të pandryshuara, duke filluar që nga qëndrimi maksimal për një afat prej 6 muajsh në SHBA, deri te rregulli se me këto viza nuk mund të sigurohet as qëndrim i përhershëm e as vende pune.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




