Gazeta Si – Më shumë euro për lojtarët e tenisit, edhe për ata që kryesisht luajnë në ‘Challenger’. Një shtim total prej 37.5 milionë dollarësh mbi totalin e mëparshëm. Kjo është dhurata që Atp (Shoqata e tenistëve profesionistë) bën për protagonistët e saj.
Me anë të një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e tij, organi që përfaqëson tenisin e meshkujve ka bërë me dije se në 2023-shin do të ketë rritje domethënëse të shpërblimeve prej 37.5 milionë dollarësh, duke e çuar totalin për këtë vit në 217.9 milionë (rreth 225 milionë euro). Një shifër që nuk është regjistruar më parë.
Lojtarët, sipas Atp-së, do të marrin 18.6 milionë dollarë më shumë shpërblime, falë edhe zgjerimit të tre turneve Atp Masters 1000 nga 8 në 12 ditë. Kjo rritje përfshin edhe një pikë shumë të rëndësishme, cirkuitin ‘Challenger’, ku marrin pjesë lojtarët që nuk janë në ‘top’. Pra, është një cirkuit më i varfër, që tashmë do ketë shpërblime shumë më të larta, duke kaluar nga 12.1 në 21.1 milionë dollarë.
Nuk ka arritje për turnetë Slam, që gjithsesi kanë pasur rritje të vazhdueshme vitet e fundit. “Rritja e shpërblimeve është pjesë e reformave për ciklin e ri, – thotë Andrea Gaudenzi, numri i ‘Association of Tennis Professionals’. – Lojtarët tanë janë sportistë të nivelit botëror dhe për ne është përparësi që t’u garantojmë shpërblime të larta.
Kjo rritje rekord për vitin 2023 është një shtysë e fortë për Atp Tour, që tregon qartë impenjimin tonë për rritjen e nivelit të tenisit. Është edhe një tregues progresi kolektiv, që kemi arritur në kuadrin e planit strategjik ‘OneVision’. Mundësia e rritjes në sportin tonë është shumë e madhe dhe po punojmë bashkë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.