Bota

2022 rikthen masat anti-Covid për Italinë, Malin e Zi, Britaninë

Të dielën e 2 janarit, Mali i Zi ka fuqizuar masat e reja kundër Covid-19 për të huajt.

Autoritetet kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Por në të dyja rastet, qytetarët duhet të kenë dhe një test negativ PCR ose antigen.         

Shifrat e larta të të infektuarëve në vendin fqinj, nxitën marrjen e masave të reja kufizuese.

Vala e re e infektimeve ja frikësuar dhe shtetin anglez, ku janë rikthyer përsëri maskat nëpër shkolla, të cilat vazhdojnë të jenë hapur atje.

Italia do të rishenjojë zonat e rrezikshme atje pasi arriti 1 mln të infektuar me Covid-19. Nga 3 janari, shteti italian do të caktojë zonë të verdhë  zonën e Lazios, Lombardisë, Piemontes dhe Sicilisë.

Gjithashtu pritet të vendoset i detyrueshëm super pass për punonjësit, me datë 5 janar.

Me nisjen e vitit të ri 2022, Europa ka kaluar shifrën e 100 mln të infektuarëve me Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë