Viti që vjen është mjaft i pasur me përvjetorë dhe festa për botën e tenisit. Më i rëndësishmi është 100-vjetori i Uiimbëlldonit në selinë aktuale ‘Church Road’, por është edhe 100-vjetori i debutimit të Italisë në Kupës Devis, 50-vjetori i lindjes së Atp-së dhe 25-vjetori i suksesit të parë historik të Gustavo Kuerten në Roland Garros. Do të jetë një 2022 i gjithi për t’u shijuar.
100 vjet më parë, organizatorët e Championships braktisën selinë e vjetër të ‘Worple Road’ dhe inauguruan atë që edhe sot pret turneun e Uimbëlldonit në ‘Church Road’. U vendos po ashtu zhvlerësimi i ‘Challenge Round’, i formulës që ishte në fuqi në edicionin e parë të turneut (1877) dhe që e lejonte kampionin në fuqi të luante në finale të vitit pasardhës. Fituesi i parë në ‘Church Road’ ishte australiani Gerald Paterson, i cili pasi kaloi në gjysmëfinale patriotin e tij Xhejms Anderson, mundi në finale Randolf Liset 6-3, 6-4, 6-2.

Po 100 vjet bën Italia që nga debutimi në Kupën Devis, ku humbi 4-1 ndaj Britanisë së Madhe në Roehampton. Në atë sfidë në fushë zbritën Çezare Kolombo dhe Mino Balbi. Në fakt, ndeshja e parë duhej të ishte Itali-Japoni, por aziatikët e refuzuan transfertën e largët europiane dhe humbën në tavolinë.
Rreth 50 vjet më parë, në shtator të vitit 1972, Xhek Kramer, Donald Dell dhe Klif Drisdejl i dhanë jetë Shoqatës së Lojtarëve Profesionistë, e njohur me siglën ATP. Presidenti i parë ishte lojtari afrikano-jugor, Klif Drisdejl, që në atë kohë ishte 31 vjeç, por figura më e rëndësishme, ajo e drejtorit ekzekutiv, iu besua Xhek Kramerit.

ATP lindi si një sindikatë e thjeshtë, në mbrojtje të interesave të lojtarëve, por shpejt u transformua në një organ qendror në jetën e kësaj loje, falë dy eventeve të 1973-shit: bojkotimit të Uimbëlldonit dhe lindjes së klasifikimit të kompjuterizuar.
Rreth 25 vjet më parë, braziliani Gustavo Kuerten fitoi një edicion historik të Roland Garrosit. Nga numri 66 në botë, ai kaloi të gjitha turet, duke nisur nga përballja me Muster, kampion në Paris 2 vite më parë. Austriaku e nisi mirë, por në fund triumfoi braziliani. Në 1/8-at ai u ndesh me Medvedev në një ndeshje maratonë, ku ‘Guga’ fitoi 7-5 në setin e 5-të. Në çerekfinale përballja me kampionin në fuqi, Jevgeni Kafelnikov, me rusin që u gjunjëzua në setin e 5-të.

Gjysmëfinalja e fituar ndaj Devulf ishte si një barsoletë, ashtu si dhe finalja. Pritej një betejë e fortë ndaj Bruguerës, por në më pas se 2 orë Kuerten firmosi arritjen më të madhe të karrierës: 6-3, 6-2, 6-4 dhe u shpall kampion i Roland Garrosit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




