Mjedis

2020-ta ishte “viti i oqeaneve të qeta”

Izolimi nga Covid-19 ka sjellë vitin më të qetë për oqeanet e botës sipas një raporti të fundit nga një grupi shkencëtarësh që punojnë me hartat globale të peisazheve nënujore në Britaninë e Madhe.

Ndotja nga zhurma e motorëve të anijeve, platformat e naftës, minierat nënujore dhe burime të tjera njerëzore ranë ndjeshëm pranverën e kaluar, thonë studiuesit, të cilët janë pjesë e një rrjeti bashkëpunues të 231 hidrofoneve jo-ushtarake.
Ata besojnë se frenimi relativ mund të sigurojë të dhëna të vlefshme për një eksperiment të paplanifikuar se si ndotja akustikr ndikon te balenat, koralet dhe gjallesat e tjera detare.

Ashtu si ndotja e dritës në tokë, zhurma e njerëzve është një shqetësim në rritje në oqeane, sepse është provuar se ndikon tek gjallesat. Sinjalet me frekuencë të ulët mund të kalojnë mijëra kilometra.
Studimet në veri-lindje të oqeanit Paqësor treguan një rritje prej 3 decibelësh çdo dekadë në tinguj të gjeneruar nga njerëzit nën 100 herc midis viteve 1960 dhe fillimit të viteve 2000. Sipas një llogaritje, vëllimi i kësaj ndotje akustikr tani është afërsisht në të njëjtin nivel me zhurmën natyrale të oqeanit.

Kjo u zbeh ndjeshëm vitin e kaluar në kulmin e izolimit në mars, prill dhe maj, duke filluar.Volumi u rrit përsëri në verë ndërsa kompanitë e transportit nxituan të kompensojnë kohën e humbur. Nivelet e ndotjes tani janë stabilizuar afër mesatares për vitet e fundit.
Shkencëtarët në mënyrë retrospektive e kanë shpallur vitin 2020 “vitin e oqeanit të qetë” dhe të dhënat nga kjo periudhë e jashtëzakonshme do të publikohen në muajt e ardhshëm në revistat shkencore.

“Jini të përgatitur për rezultate interesante”, tha Jesse Ausubel, drejtori i Programit për Mjedisin Njerëzor në Universitetin Rockefeller.

Ndërsa Jennifer Miksis-Olds, drejtoresha e Qendrës për Kërkime Akustike dhe Edukim në Universitetin e New Hampshire, tha se kjo krijoi kushte për një “eksperiment natyror. Që nga Revolucioni Industrial, tha ajo, zhurma njerëzore ka maskuar tingujt e ambientit të erës, valëve dhe akullit dhe ka detyruar që gjallesa në det të përshtaten në një mënyrë të ngjashme me klientët në një restorant të zhurmshëm, të cilët duhet të ngrenë zërin ose të përsëriten për t’u kuptuar .
Kjo është pjesë e një projekti më të madh. Ausubel është themeluesi i Eksperimentit Ndërkombëtar të Oqeanit të Qetë, një plan 10-vjeçar i filluar në vitin 2015 për të krijuar një seri kohore të matjeve të tingujve.
Ekspertët planifikojnë të zgjerojnë rrjetin e hidrofonave, veçanërisht në hemisferën jugore, në më shumë se me 500 pajisje. Duke bashkëpunuar me të dhënat e kompanive të transportit dhe përdoruesit e tjerë të oqeanit, ata shpresojnë të prodhojnë një hartë globale të monitorimit të ndotjes së oqeanit brenda viteve të ardhshme.
Ka një rrugë të gjatë për të bërë, por ekspertët thonë se ky proces është tepër i rëndësishëm.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë