Gjatë vitit 2018, vlera e shtuar bruto nominale u rrit me 5.69 %, krahasuar me vitin 2017. Vlera e shtuar bruto përfaqëson kontributin e aktiviteteve të ndryshme në PBB dhe llogaritet si diferencë midis prodhimit dhe konsumit të ndërmjetëm
Kontributin më të lartë në këtë rritje e ka dhënë Sektori i Jo-Financiar me 3.85 pikë përqindje, ndërsa kontributin më të ulët e ka dhënë Sektori Financiar me -0.11 pikë përqindje. .
Në strukturën e vlerës së shtuar bruto, Sektori Jo-Financiar zë peshën më të madhe me 47.9 %, i ndjekur nga Sektori i Familjeve me 38 % të Vlerës së Shtuar Bruto në ekonomi, për vitin 2018.
Në vlerën e shtuar bruto, kompensimi i punonjësve ka zënë pjesë të madhe me 70.13 %. Sektori Jo-Financiar dhe Sektori i Familjeve, janë dy sektorët më të mëdhenj në ekonominë e vendit dhe përbëjnë përkatësisht 43.73 % dhe 42.92 % të kompensimit gjithsej të punonjësve.

Sektori i Institucioneve Jo-fitimprurëse në Shërbim të Familjeve e ka më të vogël këtë nivel.
Fitimi operativ bruto në raport me vlerën e shtuar bruto zë 29,18 % në vitin 2018 nga 29,73 % që zinte në vitin 2017. Ky rezultat vjen si pasojë e rritjes më të lartë të treguesit të kompensimit të punonjësve prej 6.76 %, krahasuar me rritjen prej 5.69 % të treguesit të vlerës së shtuar bruto.
Fitimi Operativ Bruto është diferenca që mbetet pas zbritjes nga vlera e shtuar (me çmime bazë) të kompensimit të punonjësve dhe i taksave dhe subvencioneve të tjera në prodhim. Fitimi operativ i të vetëpunësuarve quhet “E ardhur mikse bruto” sepse ajo gjithashtu përmban kompensim për punën e personave të vetëpunësuar dhe anëtarët e familjes së tyre.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje