Futboll

20 mijë në stadium, tekniku i Ferencvaros sfidon Juventusin

 “Jemi gati dhe e kemi përgatitur ndeshjen mirë, duam të matemi me një skuadër të fortë si Juventus e të gjithë lojtarët e mi mezi presin të luajnë kundër një kampioni si Cristiano Ronaldo”. Kështu, Sergij Rebrov, tekniku ukrainas i Ferencvaros, ka komentuar vigjiljen e sfidës së Champions League kundër bardhezinjve, në raundin e tretë të fazës së grupeve. “Pjesa e dytë e luajtur kundër Dinamo Kiev duhet të na japë besim – vazhdoi tekniku i formacionit hungarez – e jam i sigurtë se tifozët do të na japin një dorë: mund të jenë rreth 20 mijë në shkallët e stadiumit”.

Juventus pritet në kryeqytetin hungarez sot, në orën 21, për ditën e tretë të Champions League. Ndeshje në letër e thjeshtë për bardhezinjtë që gjithsesi nuk duhet të nënvleftësojnë kundërshtarin, i galvanizuar nga fitorja në derby, 2-0 kundër Ujpest e gati të presë formacionin e Pirlos në zjarrin e Groupama Arena. Do të jetë një stadium që do të bëjë tifo kundër për 90 minuta, e për Juven – e këtyre kohëve – mund të jetë një pengesë për të mos u nënvleftësuar.

Myrto Uzuni, sikurse Cristiano Ronaldo, e ka kaluar koronavirusin dhe një ditë më parë u stërvit me skuadrën e tij normalisht. Gjithsesi nuk dihet nëse do të luajë sonte, pasi prej dy javësh ka qenë në karantinë, sepse sipas protokollit duhet të dalë negativ edhe në tamponin e dytë 24 orë para ndeshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë