Biznes

20.000 m2 tokë dhe 15 mln euro investim/ Qeveria kërkon ortakëri me privatët për të prodhuar rroba ushtarake

Nga Gazeta ‘SI’ – Një vendim i qeverisë i jep subjekteve private mundësinë e shfrytëzimit të tokave shtetërore që ajnë vënë në dispozicion të kompanisë KAYO, për prodhimin  e armëve.

Konkretisht, KAYO duhet të futet në ortakëri me një subjekt privat për të prodhuar dhe tregtuar uniformat ushtarake e aksesorë, në këmbim subjekti do të përfitojë për shfrytëzim të paktën 20 mijë m2 pasuri të paluajtshme.

VKM-ja thekson se ortakëria, ku shteti duhet të ketë të minimumi 40% të aksioneve dhe një vlerë investimi jo më pak se 15 mln euro në 3 vite dhe të punësojë 400 punonjës.

Shoqëria e përbashkët që do të krijohet mes Kayos dhe ortakut privat do të ketë detyrimin që të prodhojë uniforma edhe për forcat e armatosura të Shqipërisë si dhe uniformat e strukturave të tjera të sigurisë.

Ndërkohë administratori i shoqërisë do të zgjidhet në dakortësi, ndërsa Kayo do të ketë të paktën 30 % të përbërjes së këshillit drejtues ose këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet.

Kjo është një ndër hapat e parë e ringritjes së industrisë së armëve në vend. Më tej, KAYO do të lidhë kontrata me privatët edhe për prodhimin e municioneve e armëve, përfshirë edhe kompanitë e huaja.

Qeveria socialiste ka garantuar se nuk do të ketë një “Gërdec të dytë”, pasi këtë herë kjo industri do të operojë me kushte dhe mjete të sigurta dhe inovatore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë