Ngjarje

2 vatra zjarri ende aktive prej 24 orësh. Rrezik i lartë në 7 qarqe

Nga Gazeta Si- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive, ndër to edhe vatra në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan.

Një vatër tjetër problematike është edhe në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në fshatin Grazhdan, bashkia Finiq, e cila mori flakë ditën e djeshme pasdite ndërkohë që natën është përkeqësuar dhe ditën e sotme vatra e zjarrit është zhvendosur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “i lartë” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “i moderuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë