Lista e ekipit Kombëtar U-21, e shpallur ditën e shtunë nga trajneri Alban Bushi ka pësuar dy ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19. Sergio Kalaja, mbrojtësi i talentuar shqiptar nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjithashtu, edhe mesfushori kuqezi, i cili aktivizohet me ekipin e AC Renate në Itali, Erald Lakti edhe pse ka rezultuar negativ në testin e zhvilluar ditën e sotme përpara nisjes për në Shqipëri, nuk është lejuar nga autoritetet italiane të udhëtojë për shkak të disa rasteve me Covid-19 që janë evidentuar së fundmi.
Për shkak të impenjimeve me klubet dhe problemeve të lidhura me pandeminë, tekniku Bushi ka vendosur të mos marrë lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar. Shqipëria U-21 do ta nisë fushatën e eliminatoreve të EURO 2023 në 4 qershor, në transfertën ndaj Andorrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




