Nëntë kampionate të fituar në tetë sezone në moshën 24-vjeçare! Ky është rekordi i pabesueshëm i Kingsley Coman, anësori francez që fitoi titullin e tij të pestë radhazi në Bundesligë me Bayern Munich.
Që kur firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, në kampionatet kombëtarë ka patur vetëm triumfe: në vitrinën e tij të titujve personalë janë dhe dy tituj kampionë me PSG dhe Serie A me Juven. Koman fitoi titullin e tij të parë në Ligue 1, kur në stol ishte Carlo Ancelotti, edhe pse me fanellën e Paris Saint Germain atë sezon luajti vetëm tre minuta. Sezonin pasardhës dy prezenca në fushë për një total prej 36 minutash dhe vjen titulli i dytë në moshën 18-vjeçare.
Më pas transferimi me parametra zero në Torino, ku fitoi Serie A dhe sezonin tjetër kaloi në Bundesliga, ku vazhdon të fitojë trofe me Bayern Munich. Në total, në vitrinën e tij janë 18 trofe, 2 tituj të Ligue 1, një Superkupë Franceze, një Kupë e Ligës në Francë, dy Serie A, një Kupë Italie, një Superkupë e Italisë, 5 Bundesliga, 2 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa të Gjermanisë. Por, nuk mbaron këtu, duke qenë se Bayern këtë edicion është ende në garë për Kupën e Gjermanisë dhe Champions League.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




