Ne rrjet

BE emëron në tetor të dërguar special për Kosovën

Në fillim të tetorit, Bashkimi Europian pritet të emërojë të Dërguarin e tij special për Kosovën dhe Serbinë, në kundërpërgjigje të vendimit të SHBA-së për të emëruar të dërguarin e saj.

Një i dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë pritet të emërohet pas dëgjimit të Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në Parlamentin Evropian.

Sipas burimeve diplomatike të “REF”, ky përfaqësues i pasacëm i BE-së pritet të jetë një ish-ministër i Punëve të Jashtme i vendeve anëtare, që ka njohuri të gjëra për rajonin dhe gëzon besueshmërinë si në Beograd, ashtu edhe në Prishtinë, si dhe në Bruksel dhe Uashington.

Seanca dëgjimore e Borrellit në Parlamentin Evropian është caktuar për në 7 tetor. Më parë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian ishte i ngarkuar drejtpërdrejti për të ndërmjetësuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës pasi BE mori përsipër përgjegjësinë e procesit nga Kombet e Bashkuara në 2010.

Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini u kritikua gjerësisht për mënyrën se si ajo e ka cuar përpara dialogun, që nga viti 2014 përfshirë ish-eurodeputeten Eduard Kukan. Që nga shtatori i vitit 2018, nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.

Aleksander Vučić dhe Hashim Thaci

Shtetet e Bashkuara emëruan Përfaqësuesin e tyre të veçantë për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer muajin e kaluar, duke nxitur kështu BE-në të emëronte përfaqësuesin e saj.

Mediat në rajon shkruajnë se Franca dhe Gjermania po negociojnë një marrëveshje të mundshme në lidhje me emërimin e këtij zyrtari, i cili do të shërbente si i dërguar special i BE-së në rajon dhe mundësisht të jetë në krye të dialogut Beograd-Prishtinë.
“Radio Evropa e Lirë” dhe gazeta europiane “Politico” shkruajnë se Berlini zyrtar që po luan rolin kryesor në këtë iniciativë, dëshiron që i dërguari special të emërohet nga Gjermania .

Burime nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend. Sipas burimeve, kjo do të “amortizonte” procesin e udhëhequr deri më tani nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në largim Federica Mogherini, e cila, siç thonë në Berlin, “në mënyrë të pashmangshme çonte në një shkëmbim territoresh”, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.

Kjo kërkesë u konfirmua edhe nga Ambasada gjermane në Kosovë, e cila deklaroi se BE duhet të ketë rolin kryesor në ndërmjetësimin e procesit.

Ndërkohë sipas “Politico”, burime nga disa shtete anëtare të BE-së tregojnë se ekzistojnë dy arsye për caktimin e një përfaqësuesi të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

E para ka të bëjë me vendimin e fundit të administratës amerikane për të emëruar Mattheë Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Një rrethanë tjetër që çon në vendimin për emërimin e një të dërguari special evropian është Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm i BE-së, Josep Borrell.

Ministri aktual i Jashtëm i Spanjës, dhe kryediplomati i ardhshëm evropian, Josep Borrell, vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai personalisht ka qenë shumë kritik.

Megjithëse BE-ja pretendon të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës, burimet diplomatike të BE-së e konsiderojnë se pozicioni i Borrellit si një lehtësues ose ndërmjetës në dialog, është shumë i ndjeshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë