Ngjarje

17-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen në Gjermani, vritet nga policia

Nga Gazeta Si- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një nxënës sulmoi me thikë një mësuese në parkun e kolegjit në lagjen Nordviertel. Autori është një 17-vjeçar nga Kosova.

Mësuesja mori një plagë në stomak dhe është në gjendje të rëndë.

Sipas BILD, pasi plagosi mësuesen, 17-vjeçari është larguar, duke u munduar të arratiset.

Policia nisi një operacion të madh kërkimi dhe rreth orës 11 të së premtes mori informacione për një person të dyshimtë në një park rreth 3 km larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.

Mediat gjermane pretendojnë se i dyshuari kishte vrapuar në drejtim të policisë me thikë para se të qëllohej me armë zjarri nga policia dhe të vritej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë