Futboll

17-vjeçari kalon te Borussia Dortmund … Birmingham tërheq fanellën e tij

“Për gjithnjë #22 ynë”. Me këtë mesazh, Birmingham ka dashur të përshëndesë tashmë ish-lojtarin e tyre Jude Bellingham. Mesfushori 17 vjeçar, i transferuar tek Borussia Dortmund për 30 milionë euro, ka marrë një nderim që i është rezervuar pak legjendave të futbollit, pavarësisht moshës së re. Numri i tij, 22, në të ardhmen nuk mund të vishet nga askush. Një gjest special për klubin, në të cilin Bellingham ka qenë debutuesi më i ri, vetëm 16 vjec.

“Në një kohë kaq të shkurtër, Jude u bë një figurë ikonike për klubin, duke treguar atë që mund të arrihet përmes talentit, punës së madhe e dedikimit” ka vlerësuar Birmingham në komunikatën e postuar në faqen zyrtare.

Vendimi megjithatë ka ndarë tifozerinë me shumë mbështetës të skuadrës që janë befasuar nga zgjedhja. Ka nga ata që pyesin nëse është e drejtë ti jepet një nder i tillë një lojtari të ri me vetëm 40 prezenca, ndërsa të tjerë kujtojnë se kampionë të kalibrit të Gerrard e Terry nuk janë nderuar në këtë mënyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë