Në vitin 2002, duke fituar në “Olimpiko”, Lacio i hoqi nga duart Interit një një kampionat që kishte praktikisht në xhep dhe e bëri Ronaldo fenomenin të qajë. Por në vitin 2010 gjërat rrodhën ndryshe dhe shpërtheu një polemikë e madhe qe vazhdon edhe sot. 17 vjet kanë kaluar që nga ajo përballje Lazio-Inter dhe ende 5 Maji i vitit 2002 ka një shije tmerrësisht të hidhur për çdo tifoz zikaltër. Dhe sot që jemi kthyer për të folur për lojtarët që tolerojnë ia vlen të flitet përsëri për atë që ndodhi atë ditë në “Olimpiko”, për të treguar se si në futboll nuk mund të jesh kurrë i qetë edhe kur rezultatet duket të jenë “të shkruara”.
Më 5 maj 2002, Interi i Hektor Kuper arriti në Romë i bindur që do të festonte triumfin në “Scudetto”. Lacio ishte tashmë jashtë garës së Ligës së Kampionëve, të dy tifozeritë ishin dhe janë akoma janë të binjakëzuara. Kishte një mundësi të largët që titulli të shkonte te Roma, në rast të një fitoreje të Lazios dhe një humbjeje të Juventusit. Natyrisht, ekipi i trajnuar nga Zakeroni në atë kohë ishte kualifikuar në kupën UEFA dhe gjithçka mendohej e kryer për Materacin dhe shokët e tij. Por në vend të kësaj pasqyre paraprake ndeshja filloi me entuziazëm dhe falë rrjetës së Vierit, u shndërrua në një makth. Poborsky ndryshoi fatin e ndeshjes me një dopjetë, pasuar nga ai i Simeones, i cili më pas kërkoi falje shokëve të tij të mëparshëm. Ndeshja përfundoi me 4-2, mes lotëve të dëshpëruar të Materacit dhe Ronaldos i cili u thirr nga Hektor Kuper në stol dhe më pas verën e atij viti do të largohej nga Inter me destinacion Realin e Madridit.
Por ky lloj fati është gjithmonë në duart e Lacios edhe sot madje. Më 2 maj 2010, në ndeshjen, së cilës Kaudio Ranieri iu referua në deklaratat e tij të fundit, gjërat shkuan ndryshe. Me ekipin bardhekaltër, në “Olimpiko” Mourinho fitoi 2-0 dhe ultrasit e Lacios festuan me flamurin e famshëm “Oh nooo”, për shkak se me atë humbje Roma nuk mundi dot ta fitonte titullin kampion.
Ka nga ata që kanë frikë se një histori e tillë do të përsëritet sot në ndeshjen midis Lacios dhe Atalantës, që do i mbante Romanët jashtë zonës së Champions me një më pak në renditje. “Me Interin në 2010 ka ndodhur, por unë duhet të mendoj për atë që do të ndodhë në fushën e lojës nga ne”, ka thënë Ranieri. ‘Unë kam qenë gjithmonë i drejtë dhe kjo është e rëndësishme për mua. Liga do të kujdeset për pjesën tjetër”.
Këto fjalë mërzitën shumë klubin e Lacios i cili nga ana e tij ftoi Ligën për t’u marrë me deklaratat e teknikut, ndërsa tashmë videoja e konferencës do të hetohet nga prokurori federal i FIGC. Sot është 5 maj dhe ky kthim në histori do ishte i padobishëm nëse gjërat shkojnë në një rrjedhë të panjohur. Gjithçka na mbetet është të shikojmë ndeshjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



