Nga Gazeta Si- 15.8 për qind e shqiptarëve e përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) në përditshmërinë e tyre.
Në një raport nga Microsoft janë listuar të gjitha vendet që kanë bërë pjesë të tyre AI.

Në Europë, Irlanda është e renditur në vendin e parë, me rreth 42 për qind e të njerëzve që e përdorin rregullisht AI.
thuhet se europianët e kanë përqafuar shpejt AI, me disa vende që kanë shkuar deri në shifrat e mbi 40 për qind.
Në radhë janë Franca (40.9 për qind) dhe Spanja (39.7 për qind).
Në Itali, 26 për qind e qytetarëve e përdorin, në Greqi 18 për qind dhe Serbia 20 për qind.
Që nga lançimi i ChatGPT të OpenAI në vitin 2022, më shumë se 1.2 miliardë njerëz në nivel global kanë përdorur mjete IA, sipas raportit të Microsoft.
Kjo është shkalla më e shpejtë e adoptimin krahasuar me teknologjitë e tjera, duke përfshirë internetin, kompjuterin personal dhe smartphone-in.
Microsoft shkruan se në nivel global, përvetësimi i inteligjencës artificiale është i lidhur ngushtë me ekonominë e një vendi. Në Veriun Global, përvetësimi është rreth 23 për qind, krahasuar me 13 për qind në Jugun Global.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



