Kosova

1500 euro për ata që kanë humbur familjarin nga Covid-19, por për vdekjet nga 1 tetori vendosen kushte

Çdo familje kosovare që ka humbur të dashurit e saj si pasojë e COVID19 do të shpërblehet me 1500 euro. Vendimi është firmosur të martën  nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Të gjithë ata që kanë humbur familjarin për shkak të koronavirusit, kanë afat deri më 30 nëntor për të aplikuar online, në mënyrë që të përfitojnë mbështetjen financiare.

Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata e regjistrit civil përmes së cilës vërtetohet lidhja familjare e aplikuesit me të vdekurin dhe kopja/fotografia e faqes së pasme të letërnjoftimit të aplikuesit.

Vlen të theksohet që pas datës 1 Tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë nga vendimi sa më sipër vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë