Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 15 pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Ndërkohë nga 3842 testime ditore, janë shënuar 801 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1058 persona. Përqindja e pozitivitetit të rasteve të reja rezulton të jetë 20.8. Më shumë raste aktive me të infektuar Covid-19, pas Tiranës, ka aktualisht Fieri, Vlora, Durrësi dhe Shkodra.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
COVID-19 – Statistika (16 shkurt 2021)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 1058
Të shtruar në spitale 558
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3842
Testime totale 420,818
Raste pozitive 94,651
Raste të shëruara 58,794
Raste Aktive 34,275
Humbje jete 1,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20674
Fier 2894
Vlorë 1746
Durrës 1713
Shkodër 1474
Elbasan 1201
Lezhë 1046
Korçë 993
Berat 981
Gjirokastër 829
Kukës 406
Dibër 318
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.