Sociale

15 raste të reja me Covid dhe 1 humbje jete

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 15 raste të reja dhe 1 humbje jete nga Covid-19. 

Nga 559 testime, pozitiviteti është 3.4%.

Aktualisht në spitalin Covid po marrin trajtim 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit u raportua një humbje jete, një 66-vjeçare nga Gjirokastra.

Sipas bashkive rastet pozitive ndahen: 4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë