Futboll

1400 tamponë që Serie A të rinisë

Futbolli, hap pas hapi, po zhvillon planin për rifillimin e seancave stërvitore në funksion të rifillimit të mundshëm të kampionateve.. Baza e gjithçkaje është protokolli i mjekëve të Figc që përcakton rregulla dhe masa paraprake për të evituar infektimin, por një detaj rrezikon të bllokojë çdo gjë përpara madje se të fillojë: numri i tamponëve për tu kryer mbi lojtarët e stafet teknike që, sipas Repubblica, arrin shifrën e 1.400.

Duke marrë në konsideratë që tamponët respiratorë për momentin janë të paktë edhe për mjekët e infermierët, në vijën e parë të betejës kundër Covid-19, duket se një rifillim i stërvitjeve në 4 maj është optimist. Të gjithë këto teste do të duhet të përsëriten gjatë javëve për të mbajtur situatën nën kontroll e kjo implikon edhe një çështje etike: është e drejtë të destinohen për futbollin një pjesë të tamponeve që për momentin mungojnë për qytetarët në rrezik e punonjësit shëndetësorë?

Edhe nëse fillon, kampionati duket se do të vazhdojë pa tifozë të paktën deri në përfundim të vitit kalendarik, me klubet që duhet të bëjnë llogaritë me mungesën e të ardhurave për shkak të biletave e abonimeve. Për të dhënë një ide për shkallën e humbjeve, vetëm për 12 ndeshjet e fundit e 4 rikuperimet e sezonit në vazhdim, humbja llogaritet mes 75 e 95 milionë euro. Këtyre mund ti shtohen edhe humbjet e muajve të parë të sezonit pasardhës. Në 2021, ndoshta, gjithçka mund të kthehet në normalitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë