Sociale

13 raste të reja me COVID-19 dhe 20 të shëruar

Gjatë orëve të fundit janë zbuluar 13 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë dhe 20 qytetarë kanë fituar betejën me virusin.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se deri në këto momente janë testuar 3877 persona të dyshuar dhe në total të prekur janë 433.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë,” shprehet Dervishi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 215 raste

– Durrës 41 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 57 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

Si çdo ditë Ministria i bëri thirrje qytetarëve të vijojnë duke respektuar masat e distancimit social, pasi është e rëndësishme që masat e kontrollit të respektohen maksimalisht. Gjithashtu, Dervishi theksoi edhe një herë që nëse keni shenja të sëmundjes të telefononi në numrin 127 dhe  në numrin 0800 40 40 nëse duan informacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë