Analize

Përse Amerika del e fituar nga lufta tregtare?

Donald Trump është duke iu përmbajtur kërcënimit më të bujshëm të fushatës presidenciale (ose premtimit, siç e shohin votuesit e tij) për të imponuar tarifa të larta për mallrat e huaja, duke filluar me 25 për qind taksa mbi çelikun dhe 10 për qind mbi importet e aluminit. Aleatëve dhe fqinjët të Amerikës që iu ishin dhënë përjashtime të përkohshme nga tarifat, pritet të ndjejnë tanimë peshën kryesore të “doganave” amerikane. Kanadaja është burimi kryesor i Amerikës për furnizmin me çelik, por as Meksika apo Bashkimi Evropian nuk mbeten pas. Të gjithë po kërcënojnë të hakmerren ndërkohë që shtypi flet për një luftë të madhe tregtare.

Nëse kjo është një luftë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të jenë ato që do të fitojnë. Ajo që duhet patur parasysh kur flitet për hakmarrje është se SHBA-ja ka deficite tregtare me të gjitha këto vende, sidomos me Pekinin, i cili nuk është një nga burimet kryesore të çelikut për Amerikën, por industria kineze e çelikut është përgjegjëse për çmimet e dëshpëruara globale. Duke qenë shkak se SHBA-ja blen mallra shumë më tepër nga këto vende sesa ato blejnë prej Amerikës, atëherë ato do të humbasin shumë më tepër nga vendosja e tarifave. Si mundet që Kina apo Kanadaja të vendosin tarifa për mallrat amerikane, kur ato nuk blejnë? Nuk munden sepse edhe ato pak mallra që blejnë nga SHBA-ja janë të parëndësishme.

Vendimi i Trump është sigurisht një politikë mjaft e zgjuar. Ai është president falë marrjes së votave të Kolegjit Zgjedhor në shtetet si Pensilvania, Ohio dhe Michigan. Këto janë shtetet e betejës, ku republikanët dalin shume mirë në garat guvernatoriale dhe legjislative, por humbasin në zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, Partia Republikane mund t'i fitojë votat e tyre vetëm siç ka treguar Trump, duke folur për interesat e qytetarëve.

Kritikët këmbëngulin se tarifat nuk janë aq të mira për ekonominë amerikane. Në fund të fundit, çfarë do të ndodhë me bizneset amerikane që varen nga çeliku? Tani kostot e tyre do të rriten dhe këto shpenzime do të kalohen tek konsumatorët, por nëse kostot do të jenë më të mëdha se kërkesa e konsumatorëve, shumë prej tyre do të duhet të mbyllin dyert. Tingëllon si një skenar i tmerrshëm, por kur çmimet rriten në rrethana të tjera, ekonomistët shpjegojnë se do të gjenden mallra zëvendësuese, në mënyrë që bizneset të mbeten të paprekura. Firmat, çmimet dhe tregu në tërësi, do të përshtaten. Nëse shqetësimi i mediave është se tarifat në një farë mënyre do të shtrembërojnë mekanizmin delikat të tregut, atëherë çfarë duhet të themi për gjymtimet e tregut nga subvencionet industriale të Kinës? Në terma konkretë, kompanitë që janë të varura nga një çmim artificialisht i ulët i çelikut, lulëzojnë për një kohë të gjatë, por çfarë ndodh kur Kina përmbush qëllimet e saj dhe ndalon subvencionimin e çmimit? Këto biznese varen më pas nga tregu i lirë i çelikut do të jenë në të njëjtin pozicion me kompanitë që përrballen me tarifat e Trump.

Qëllimi afatgjatë i Kinës është shumë i njohur për këdo që ka studiuar historinë e tregtisë, luftës dhe imperializmit. Pekini dëshironte të ndërtonte fuqinë e tij industriale dhe të dobësonte atë të Shteteve të Bashkuara, rivalen e saj më të madhe. Megjithatë, në kohët e sotme, Kina nuk ka nevojë të nxisë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara. Një superfuqi mund të zëvendësojë një tjetër nëpërmjetit proces gradual të eklipsit ekonomik dhe deindustrializimit. Amerikanët mendojnë se ekonomia e tyre do të mbijetojë dhe do të fuqizohet vetë më kalimin e kohës, por kjo nuk do të ndodhë. Një komb pa një bazë prodhuese të fortë është po aq delikat sa një komb që nuk mund të ushqejë vetveten. Megjithatë, ata që i frikësohen tarifave të Trump nuk duhet të humbin shpresën. Presidenti është një negociator i shlëlqyer, ashtu siç ka provuar të jetë në diplomacinë komplekse me Kim Jong-un.

Tarifat e rënda janë leva e Amerikës për negociata dhe Trump mund të tërheqë vendimin nëse Meksika bie dakord të paguajë për muret kufitare që ai ka premtuar të ndërtojë, ose Kanadaja bashkëpunon në rinegociimin e NAFTA-s. Kritikët do të bënin mirë të kursenin frymëmarrjen kur flasin për apokalips tregtar, pasi SHBA-ja nuk do ta lejojë kurrë të ndodhë, për aq kohë sa gjjithçka është nën kontrollin e saj./The Spectator/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë