Mjedis

123 shtete miratojnë deklaratën për klimën. Papa: Me paratë që blini armët, ndaloni urinë

Njëqind e njëzet e tre vende kanë miratuar Deklaratën COP28 për Klimën dhe Shëndetin, e cila synon të rrisë bashkëpunimin ndërsektorial, të reduktojë emetimet në sektorin e shëndetësisë dhe të rrisë financimin për shëndetin e klimës. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i COP 28 Sulltan Al Jaber.

Për herë të parë në historinë e samitit Cop28 vë në qendër të vëmendjes shëndetin.

Rreth njëzet vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkuan në një deklaratë të përbashkët, të trefishojnë kapacitetet e energjisë bërthamore në botë deri në vitin 2050, krahasuar me vitin 2020, për të reduktuar varësinë nga qymyri dhe gazi.

Njoftimi u bë nga John Kerry, i dërguari i SHBA-së për klimën, së bashku me disa liderë duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin belg Alexander de Croo.

Në mesazhin e tij drejtuar samitit COP28 në Dubai, Ati i Shenjtë apeloi që me paratë e përdorura për armë dhe shpenzime të tjera ushtarake të krijohet një fond global për të eliminuar përfundimisht urinë.

"Sa energji po harxhon njerëzimi në shumë luftëra të vazhdueshme, si në Izrael dhe Palestinë, në Ukrainë dhe në shumë rajone të botës: konflikte që nuk do t'i zgjidhin problemet, por do t'i shtojnë ato! Sa burime të harxhuara për armatim, të cilat shkatërrojnë jetë dhe shkatërrojnë shtëpinë e përbashkët!". Unë bëj një propozim: "me paratë që përdoren për armë dhe shpenzime të tjera ushtarake ne të krijojmë një fond global për të eliminuar përfundimisht urinë" dhe të kryejmë aktivitete që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm të më të varfërve, duke luftuar ndryshimin e klimës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë