Politike

’12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur’, Bardhi: Rama ka marrë peng të ardhmen europiane

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme në Kongresin e PS ndryshimet në qeveri.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e quan kreun e qeverisë Rama një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

" Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti: të vërtetën e quan helm; korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm; kriminelin e quan deputet; vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm" shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë