Analize

12 momentet kyçe të luftës në Lindjen e Mesme

Lindja e Mesme është në prag të krizës më të rrezikshme rajonale ndër dekada. Goditjet e 7 tetorit të një viti më parë kanë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë 2 muajve të fundit duke futur në luftë Izraelin, Hezbollahun, Hamasin dhe Iranin. Fushëbetejat kryesore kanë qenë Gaza, Libani dhe Izraeli, por i gjithë rajoni mund të kthehet në një të tillë.

12 momente thelbësore që thelluan konfliktin në Lindjen e mesme

28 korrik: Bisedimet për armëpushimin e Gazës u bllokuan

Katari dhe Egjipti takuan kreun e spiunazhit izraelit në Romë, me optimizmin se ishin më pranë një marrëveshje për armëpushim dhe lëshim të pengjeve në Gaza. Izraeli shtoi kërkesa të reja dhe negociatat u bllokuan.

30 korrik: Izraeli vret shefin e ushtrisë së Hezbollahut

Ishte e hera e parë në vite që Izraeli targetonte një drejtues të lartë të Hezbollahut. Fuad Shukr, shefi i ushtrisë ishte dhe një ndër më të besuarit e Hassan Nassrallah, liderit të Hezbollahut.

31 korrik: Vrasja e Ismail Haniyeh, kreut të Hamasit

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra nga një shpërthim në rezidëncën ku qëndronte në kryeqytetin iranian, pas një sulmi për të cilin Irani fajësoi Izraelin. Lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei kërcënoi për “ndëshkim të rëndë” që po ashtu bllokoi diskutimet për një armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gaza. Haniyeh ishte negociatori kryesor i Hamasit.

1 shtator: 6 pengje u gjetën të vdekur në Gaza

Forcat izraelite gjetën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi në Gaza, duke shkaktuar zemërim në Izrael. Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij të ekstremit të djathtë, duke u kërkuar liderëve të tyre që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin për të liruar pengjet e mbetura.

17 shtator: Sulmi në Liban dhe Siri me anë të pajisjeve pager

 Mijëra pager-a shpërthyen në Liban pasi pajisjet që Hezbollah përdorte, ishin transformuar në armë. 12 persona vdiqën dhe më shumë se 2.000 mbetën të plagosur në sabotazhin izraelit që ndërpreu të gjtihë rrjetin e komunikimit për Hezbollahun.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk dënoi sulmin për ndikimin e tij mbi civilët.

18 shtator: Sulmi në radiot e dorës

Radiot e dorës që përdoreshin nga Hezbollahu shpërthyen një ditë më vonë, duke lënë të vdekur 25 persona dhe duke lënduar më shumë se 600. Sulmet me anë të pajisjeve të komunikimit shokuan Libanin dhe nxitën panik në vend.

19 shtator: Bombardimi i Izraelit në Liban

Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se Izraeli ishte në "fillimin e një faze të re në luftë" me Hezbollahun, pasi ai e zhvendosi fokusin e tij nga konflikti i tij kundër Hamasit në Gaza në frontin verior. "Qendra e gravitetit" po lëviz drejt veriut - burimet dhe forcat po ndahen në këtë front," tha ai.

20 shtator: Vrasja e Ibrahim Aqil

Një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit vrau komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, themeluesin e Forcës Radëan të grupit të tij, si dhe anëtarë të tjerë të njësisë elitare. Ushtria izraelite tha se vrau "zinxhirin e lartë të komandës" të Radëanit, i cili është përgjegjës për sulmet në Izrael dhe mbrojtjen e Libanit jugor kundër një pushtimi tokësor.

 25 shtator : Hezbollahu futet në Tel Aviv

Hezbollahu lëshon një raketë në Tel Aviv, kryeqyteti tregtar i Izraelit, për herë të parë. Ishte një nga sulmet më të thella të grupit militant në Izrael që kur filloi të gjuante përtej kufirit një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Raketa u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

27 shtator: Vrasja e Hassan Nassrallah

Izraeli nis një valë sulmesh në periferitë jugore të Bejrutit, duke vrarë Hassan Nasrallah, klerikun që kishte udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tre dekada dhe ishte një nga aleatët më të ngushtë të Iranit. Një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit u vra gjithashtu, pasi bombat izraelite rrafshuan të paktën gjashtë ndërtesa banimi.

1 tetor: Izraeli shpall ofensive tokësore në Liban

Ushtria izraelite tha se kishte filluar të hynte në Libanin jugor dhe urdhëroi njerëzit të evakuoheshin nga pothuajse 30 qytete dhe fshatra atje. Më pas thirri katër brigada të tjera rezervë për "misione operacionale" kundër Hezbollahut.

1 tetor: Irani lëshon breshëri raketash në Izrael

Irani lëshon rreth 180 raketa balistike në Izrael, duke synuar objektet ushtarake dhe të inteligjencës në Tel Aviv dhe në mbarë vendin. Pjesa më e madhe e breshërisë është kapur. Teherani tha se sulmi ishte për t'u hakmarrë për vrasjen e Nasrallah dhe një komandanti të lartë të rojeve në Bejrut, si dhe Haniyeh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë