Ka ndodhur

12 humbje jete dhe 879 raste të reja nga Covid-19

12 humbje jete dhe 879 raste të reja nga Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se janë kryer 2734 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.

“252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan,  24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë,  nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë”, njoftoi Ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, ndërsa numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Betejën e kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 nga Tirana, 1 nga Korça, 1 nga Lezha, 1 nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         879

Të shëruar ne 24 orë      384

Të shtruar në spitale      455

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2.734

Testime totale           219.175

Raste pozitive            47.742

Raste të shëruara       24.520

Raste Aktive              22.233

Humbje jete               989


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë