Nga Gazeta ‘Si’-Li Yuyi, ish-numri 2 i Federatës Kineze të Futbollit, u dënua me njëmbëdhjetë vjet për marrje ryshfeti, në kuadër të një fushate të gjerë nga shteti kundër korrupsionit mes nëpunësve civilë.
Ish-udhëheqësi u gjobit gjithashtu me afro 127 mijë euro, ndërsa pasuria tjetër që ai ka marrë përmes korrupsionit do t’i konfiskohet dhe do t’i dorëzohet shtetit, tha gjykata e Jingzhou, ku ai u gjykua.
Në mars, Li u deklarua fajtor për përfitimin e pozicionit të tij në Federatën e Futbollit të Kinës për të grumbulluar para dhe dhurata me vlerë më shumë se 1.5 milionë euro midis 2004 dhe 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.