Sociale

11 të vdekur, 318 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.
Gjithashtu,anë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.
Ndërkaq janë shëruar 557 qytetarë dhe numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. “Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID,” shkruan më tej Ministria
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13301
Fier 1573
Shkodër 1316
Durrës 1237
Vlorë 1006
Korçë 949
Elbasan 866
Berat 861
Lezhë 837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër 382


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë