Politike

11 maji/ Meta i kërkoi të kandidojë në lista të hapura, Berisha: Do të jetë në listat e mbyllura

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë së Lirisë ka kërkuar që të jetë në listat e hapura.

Në një prononcim për mediat Berisha tha se Meta nuk mund të bëjë fushatë nga burgu, ndaj kjo është dhe arsyeja që ai do të refuzojë propozimin e Metës dhe do e përfshijë direkt në listat e mbyllura.

Pyetje:

A është emri i Ilir Metës në listën kandidatëve të PD-së?

Sali Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës.

Në lista të mbyllura apo të hapura?

Sali Berisha: Ai donte në lista të hapura, po a mund të bëjë fushatë nga burgu?  

Ata duan ta mbajnë në burg. Ai do të jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do të jetë aty ku e meriton. Do të ekstradohet tek Mc Gonigal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë