Nga Gazeta ‘Si’– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, vetëm për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.
Vendimi është iniciuar fillimisht nga opozita, për t’i dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht nëse kanë dokumenta të skaduara.
Vlefshmëria e dokumenteve të skaduara të emigrantëve është e vlefshme deri më 31 maj 2025.
Nisma u votua pro nga të gjithë socialistët dhe nga demokratët ishte i pranishëm vetëm deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, që bashkoi votën me socialistët në Kuvend, për ndërmarrjen e këtij vendimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



