Nga Gazeta ‘SI’ – 11.7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15.2% krahasuar me një vit më parë. Në 2023-shin Shqipëria raportoi 10.1 mln turistë të huaj, me rritje vjetore 35%.
Ministria e Turizmit bëri publike shifrat duke thënë se në 9 muaj Shqipëria gjeneroi 3.8 mld euro të ardhura nga turizmi.
“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vetëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Shifrat mujore të INSTAT tregojnë se turizmi ka pasur një ecuri më të ngadaltë gjatë 2024-s, ndonëse në shifra absolute janë raportuar më shumë vizitorë. Parashikimet e autoriteteve ndërkombëtare për Shqipërinë, projektojnë një zbehje të aktivitetit turistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.