Drejtësia

107 kallëzime për krimet zgjedhore/ Për 47 nis hetimi, 6 raste referohen në SPAK

107 kallëzime janë depozituar në prokuroritë e vendit për krimet zgjedhore, ku 6 prej tyre janë referuar në SPAK dhe për 47 ka nisur hetim.

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e kallëzimeve penale të regjistruara për krimet zgjedhore dhe shpërndarjen e këtyre rasteve nëpër qarqe të ndryshme.

Në njoftim thuhet se deri më datë 22 maj  janë regjistruar 107 kallëzime penale që lidhen me krimet zgjedhore. Numrin më të lartë të çështjen e ka prokuroria e Dibrës me 17 raste ndërsa pasohet nga Fieri më 10 të tilla.

Po ashtu, Prokuroria tha se është vendosur mosfillim procedimi për 16 kallëzime, ndërsa kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. Gjithashtu sipas njoftimit, shtatë persona janë arrestuar në flagrancë për veprat penale në fushën e krimeve zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë