Nga Gazeta Si – Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun e Beratit për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
103 efektivë policie, të mbështetur edhe nga FNSH e Fierit, gjatë paradites të kësaj të premteje kanë kontrolluar territore të ndryshme të qarkut.
20 grupet e kontrollit kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.
Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë Qarkun Berat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




