Gazeta Si – Përveç skadimit të kartave të identitetit të dhjetëra qytetarëve që nuk kanë mundut dot të votojnë, një tjetër problematikë është shfaqur në Himarë Fshat këtë të diel.
Një 100-vjeçar është paraqitur në qendrën e votimit, por nuk e ka gjetur emrin në listë. Kjo pasi të gjithë personat mbi 100 vjeç duhet të bëjnë një verifikim paraprak me një vendim gjykate.
Në fakt, në bashkinë e Himarës ka një kuriozitet. Janë mbi 130 persona që janë mbi 100 vjeç, që ditën e sotme, mesa duket të paktën deri më tani, do t’iu mohoet e drejta votës për shkak të moshës.
Po kështu janë edhe 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar, ndërsa 385 zgjedhësve të rinj për herë të parë u jepet e drejta për të votuar.
Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit të presidentit për zgjedhjet, janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




